Flet vëllai i 27-vjeçarit që e mbyti zhavorri gjatë punës: “Kolegët ia kishin parë këmbët”

Vëllai i 27-vjeçarit, që sonte humbi jetën në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi i kishte rënë zhavorri, deklaroi për Rahoveci.info se të ndjerit kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.
Ai shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital.
I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.
Lajmet Flet vëllai i 27-vjeçarit që e mbyti zhavorri gjatë punës: “Kolegët ia kishin parë këmbët” >> Rahoveci.info.