Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët ofron shërbime administrative edhe të shtunave (VIDEO)

Që nga 1 qershori e deri më 30 shtator mërgimtarët vushtrrias do të mund të marrin shërbime administrative edhe të shtunave dhe në tre sportele të veçanta të dedikuara për ta.

Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Administratës, Hava Rruga-Mlinaku, derisa tha se të shtunave do të punohet nga ora 10:00 deri në orën 14:00, ndërsa shërbimet nuk do të ndalen as si ka ndodhur rëndom gjatë pauzës, njofton Rahoveci.info.

Kryetari Ferit Idrizi tha se e gjithë kjo po bëhet për t’i ikur vonesave që mund t’i hasin bashkatdhetarët gjatë kërkesave për t’u pajisur me dokumentacione të nevojshme.

Ai tregoi se përafërsisht 40 përqind e familjeve vushtrriase jetojnë në diasporë.

 

 

Lajmet Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët ofron shërbime administrative edhe të shtunave (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!