Kryetari i Tetovës: Pushteti qendror nuk po na ndihmon as pas vërshimeve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po ankohet se pushteti qendror në Maqedoni të Veriut e ka lënë pas dorë këtë komunë dhe se nuk i është gjendur afër tetovarëve as në këto ditë të fundit kur ky qytet u përballë me probleme serioze.

“U ballafaquam me probleme pasi pati vërshime të reshjeve dhe zjarr të madh në një fabrikë të stiroporit që ndodhet në hyrje të qytetit dhe që rrezikonte banorët, sepse kishte edhe depozita të gazit brenda, por fatmirësisht kjo u kalua vetëm me dëme materiale”.

“Kaluan tre ditë dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut s’është askund fare. Nuk ishin aty bashkë me qytetarët e Tetovës dhe ne jemi detyruar që me kapacitetet komunale të ballafaqohemi me situatat që u paraqën pas vërshimeve. Duhej që qeveria të ishte aty që ta ndihmonte Tetovën, por ajo nuk ishte”.

“Është një strategji e pushtetit që të ketë një Tetovë të lënë pas dore sepse është kryeqendra e pollogut ku pjesa dominonte janë shqiptarë etnikë, por fatkeqësisht dhe janë shqiptarë me më pak të drejta të tyre të realizuara. Kemi shqiptarë që s’mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e shtetit, e të mos flasim për të drejtat kombëtare”, deklaroi Kasami për emisionin Edicioni Special në Rahoveci INFO.

Tutje, ai shtoi se si komunë janë të interesuar për bashkëpunim me pushtetin qendror, por që sipas tij e njëjta nuk po ndodh edhe nga pala tjetër.

“Në vend se te kemi një bashkëpunim të afërt, ata edhe me tutje e vështirësojnë situatën. Përkunder gatishmërisë sonë, pra ne tregojmë që jemi të interesuar që të kemi një bashkëpunim institucional duke i anashkaluar dallimet politike, por s’kemi përgjigje të njëjtë  edhe nga ana e tyre”.

Kryetari i Komunës së Tetovës mes tjerash shprehu edhe shqetësimin se vendbanimet shqiptare të Maqedonisë së Veriut po zbrazen çdo dite e më shumë.

“Kemi një sutuatë ku fshatra të tërë, gjysmën e popullsisë e kanë në mërgim. Vërtet një gjendje alarmante, dhe kjo po ndodh në 20 vitet e fundit kur Bashkimi Demokratik për Integrim është në pushtet”, përfundoi ai.

Lajmet Kryetari i Tetovës: Pushteti qendror nuk po na ndihmon as pas vërshimeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!