Kurti uron Begajn: Sfidat e kombit lehtësohen sa herë punojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shtoi ai.

Lajmet Kurti uron Begajn: Sfidat e kombit lehtësohen sa herë punojmë bashkë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!