Nis vendosja e paneleve solare në “Mizahir Isma”

Drejtori i DKRS-së në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se ka nisur vendosja e paneleve solare në palestrën e qytetit “Mizahir Isma”.

Ai ka theksuar se me vendosjen e paneleve solare për gjenerimin e energjisë natyrore, do të mundësohet kursimi për shpenzimet e energjisë elektrike.

“Në palestrën “Mizahir Isma” po bëhet vendosja e Panelave Solare , me ç’rast do të mundēsohet ulja dhe kursimi i shpenzimeve të rrymës elektrike! Vazhdojmë me projekte të tjera!”, ka shkruar tutje Afrim Dina.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!