Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: T’i thellojmë raportet vëllazërore edhe më tej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani theksoi se së bashku do të punojnë që raportet vëllzarëre t’I thellojnë edhe më tej, njofton Klankosova.tv.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shtoi ajo.

 

Lajmet Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: T’i thellojmë raportet vëllazërore edhe më tej >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!