Pesë vjet nga albumi debutues, Dua Lipa: Faleminderit të gjithëve…

Pesë vite më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka lansuar albumin debutues.

26-vjeçarja e cila ka bërë një rrugë të gjatë që nga publikimi i albumit debutues në vitin 2017, ka reflektuar për arritjet e deritanishme, si dhe ka falënderuar të gjithë që ishin me të gjatë këtij rrugëtimi.

“5 vite më parë kam publikuar albumin tim debutues. Jam shumë krenare për çdo hap, çdo dhomë, klub dhe vend, çdo artist, kantautor dhe producent me të cilin kam pasur fatin të shkruaj dhe të bashkëpunoj dhe kjo më ka çuar këtu ku jam sot. Falënderoj çdo ditë yjet e mi me fat dhe ju falënderoj të gjithëve që ishit në këtë udhëtim të çmendur me mua”, ka shkruar dje këngëtarja në Instagram.

Shkrimin e saj në Instagram, këngëtarja e ka shoqëruar me disa fotografi nga ajo periudhë./21Media

 

Lajmet Pesë vjet nga albumi debutues, Dua Lipa: Faleminderit të gjithëve… >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!