Haradinaj: Jam i kënaqur me frymën e unitetit që sot pashë në Kuvendin e AAK-së

Ramush Haradinaj ka falënderuar delegatët e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor të AAK-së pas marrjes së besimit edhe për katër vjet në krye të kësaj partie.

Ai ka shkruar në Facebook se në kuvend u morën vendime shumë të rëndësishme me efekt të jashtëzakonshëm në jetën politike, jo vetëm të Aleancës.

“Asociacioni i komunave të Aleancës, depërtimi i organizimit tonë në çdo vendbanim të Kosovës dhe trupat e ekspertëve në fushat më të rëndësishme, janë përgjigja më e mirë e Aleancës ndaj oportunistëve dhe popullistëve në skenën politike të këtij vendi”, ka shkruar ai.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe votën plebishitare që ta udhëheq Aleancën edhe për katër vjetët e ardhshëm. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me frymën e unitetit që sot e pashë në Kuvendin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleancë, na priftë e mbara”, ka shtuar ai.

Lajmet Haradinaj: Jam i kënaqur me frymën e unitetit që sot pashë në Kuvendin e AAK-së >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!