Kosova pëson humbje nga Greqia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia, me rezultat 1-0, në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm dhe të fitores për grekët e shënoi Tasos Bakasetas, në minutën e 36-të.

Dardanët u munduan gjatë pjesës së dytë ta barazojnë rezultatin, madje mbetën me dy lojtarë më pak, pasi fillimisht është përjashtuar Fidan Aliti, me kartonin e dytë të verdhë, dhe Aro Muric krejt në fund të ndeshjes për shkak të prekjes me dorë të topit jashtë 16 metërshit.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë të enjten, ndaj Irlandës së Veriut, me fillim nga ora 20:45.


90+5 Kosova pëson humbje nga Greqia.

92′ Aro Muric është ndëshkuar me karton direkt të kuq, nw minutën e 92-të.

71’ Kosova mbetet me një lojtar më pak, pasi Fidan Aliti është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

62’ Greqia pati një mundësi të jashtëzakonshme të shënojë me George Baldock, por që Aro Muric ishte në vend.

60’ Ka kaluar një orë lojë, ende ka epërsinë Greqia prej një goli. Dardanët kanë shpeshtuar rastet, derisa iu afruan disa herë golit, por që deri tani ende jo ndonjë rrezik konkret ndaj grekëve.

55’ Milot Rashica kishte një rast ideal që të shënonte, por që portieri i Greqisë ishte në vend.

53’ Greqia kishte një mundësi të artë që ta dyfishojë epërsinë me Tsimikas, i cili goditi traversën.

46’ Fillon pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

45’ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Kosovës dhe Greqisë, me epërsinë e këtyre të fundit. Helenët kaluan në epërsi në minutën e 36-të, me Tasos Bakasetas, derisa Kosova kishte disa raste që nuk arriti t’i konkretizojë.

36’ Greqia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, golin e epërsisë për grekët e shënoi Tasos Bakasetas, në minutën e 36-të.

30′ Tashmë ka kaluar gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes Kosovë-Greqi, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë moment të rrezikshëm, derisa rasti më i mirë nga Dardanët, ishte në minutën e 27-të, kur Betim Fazliji tentoi me një goditje, por që përfundoi jashtë portës.

15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku dy kombëtaret ende nuk kanë krijuar asnjë rast për shënim, për momentin posedimi i topit është në favor të Kosovës, me 55-45 %.


1’ Fillon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, të parët me topin luajnë Helenët.


20:43 Koreografia fantastike e tifozëve pak para fillimit të ndeshjes, atmosferë e mrekullueshme nga stadiumi i stërmbushur në “Fadil Vokrri”.

20:00 Qipro dhe Irlanda e Veriut luajnë baras

Ndeshja mes Qipros dhe Irlandës së Veriut, ka përfunduar pa fitues.

Këto dy kombëtare janë në të njëjtin grup me Kosovën dhe Greqinë, të cilat do të ballafaqohen pas pak në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në Grupin 2 të Ligës C, Qipro dhe Irlanda e Veriut nga dy ndeshje kanë nga një pikë, derisa Kosova dhe Greqia, kanë tri pikë, pas ndeshjes së parë të zhvilluar.


19:40 Dardanët tashmë kanë filluar ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të jetë një atmosferë fantastike.


Formacionet zyrtare: 

Kosova: Arijanet Muric, Lirim Kastrati, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Florian Loshaj, Betimm Fazliji, Edon Zhegrova, Arber Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.

Greqia: Dimitrios Limnios, Giorgos Giakoumakis, Giorgos Masouras, Petros Mantalos, Dimitris Kourbelis, Tasos Bakasetas, Kostas Tsimikas, Pantelis Chatzidiakos, Konstantinos Mavropanos, George Baldock, Odysseas Vlachodimos


19:10 Ekipi i Klan Kosovës është gati për ndeshjen e Kosovës me Greqinë

 

Lajmet Kosova pëson humbje nga Greqia >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!