Lëvizja për Bashkim mbështet protestën e nesërme të veteranëve

Lëvizja për Bashkim ka shprehur mbështetjen e tyre për protestën e veteranëve e cila pritet të zhvillohet nesër.

Rreth orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës do të protestohet siç shprehen ata kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Lëvizja për Bashkim është shprehur e bindur se këndëvështrimi i “mbrapshtë se kategoritë e dala nga lufta janë barrë për shoqërinë është antinjerëzor e antikombëtar”.

“LB e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e UÇK-së, ka vendosur që ta mbështes protestën dhe do të marr pjesë aktivenë të.Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, i cili do të shqyrtohet të hënën në Kuvendin e Kosovës, parashihet që të rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension shumë i vogël, 170 euro), pra të mos ketë rritje për këtë kategori ashtu siç parasheh projektligji për pagën minimale”, thuhet në deklaratën e LB-së.

Kjo lëvizje ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, përcjell Klankosova.tv.

“Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë të na shndërrohet në kategori sociale! Jo diskriminimit të mëtutjeshëm të luftëtarëve të lirisë. Të gjithë në protestë në mbrojtje të njerëzve më meritorë për lirinë që po e gëzojmë”, thuhet në deklaratë.

Lajmet Lëvizja për Bashkim mbështet protestën e nesërme të veteranëve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!