Paralajmëroi se do të flasë me Vuçiqin për Kosovën, në pikëpyetje vizita e Lavrovit në Beograd

Tashmë është vënë në pikëpyetje vizita e kryediplomatit rus në Serbi, Sergei Lavrov.

Kjo dilemë erdhi pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq e cila tha se situata rreth shkuarjes së Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se sipas saj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla si logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, e cila përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Bërnabiq për Pink TV dhe shtoi se kishte probleme me “ fluturimet”.

Ajo vlerësoi se vizita e Lavrov e vendos Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, transmeton Klankosova.tv.

Bërnabiq theksoi se në Serbi mund të shkojnë ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministri i çdo vendi, si dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vizita e të cilit në Serbi u paralajmërua disa ditë pas Lavrovit.

“Në një farë mënyre është një pozicion i vështirë, i vështirë dhe përsëri mendoj se është më korrekti i mundshëm”, shtoi shefja e ekzekutivit serb, transmeton Klankosova.tv.

Lavrov ka paralajmëruar vizitë zyrtarë në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Ai para shkuarjes në Beograd theksoise do të diskutojë me krerët politikë atje për temat me interes të përbashkët, tema në të cila është përfshirë edhe Kosova.

“Sigurisht, është shumë me rëndësi që të kuptojmë vlerësimet e lidershipit serb për planet për periudhën e ardhme”, është përgjigjur Lavrov derisa ka folur për Kosovën, raporton Euroneës,rs, përcjell Klankosova.tv.

Lavov ka thënë se duan të kuptojnë për tepër për negociatat Prishtinë-Beograd, duke shtuar se duhet të jenë të bazuara në Rezolutën 1244.

“Mbështesim vendimin e Serbisë i cili do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

 

 

 

Lajmet Paralajmëroi se do të flasë me Vuçiqin për Kosovën, në pikëpyetje vizita e Lavrovit në Beograd >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!