Boris Johnson ka gjasa të largohet nga pozita e kryeministrit të Britanisë

Kryeministri i Britanisë Madhe, Boris Johnson, sot do të përballet me një votëbesim nga partia e tij, gjë që mund ta bëjë atë të largohet nga detyra.

Zyrtari i partisë Sir Graham Brady e ka konfirmuar këtë të hënën në mëngjes, dhe tha se kishte marrë mjaft letra nga deputetët që kërkuan një votim të tillë për Johnson.

E gjithë kjo ndodhi pasi 54 ligjvënës konservatorë i shkruajtën Bradyt.

Nëse Johnson nuk i arrin votat e mjaftueshme në mesin 359 ligjvënësve konservatorë, ai do të zëvendësohet si lider i partisë dhe si kryeministër.

Nëse ai fiton, ka gjasa që të jetë i sigurt nga një sfidë e tillë për një vit, shkruan Euroneës, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Boris Johnson ka gjasa të largohet nga pozita e kryeministrit të Britanisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!