E rëndë: Rrufeja godet dy persona në një gurthyes në Rahovec – Njëri vdes, tjetri në gjendje të rëndë

Rrufeja ka goditur dy persona në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh Sinjali, që mëson se personi që vdiq ka qenë duke punuar në një gurthyes në momentin që rrufeja e goditi atë dhe kolegun e tij, përcjell Gazeta Nacionale.

I ndjeri është dërguar fillimisht për trajtim në QKMF-në e Malishevë, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij nga mjekët.

Personi tjetër është i lënduar rëndë dhe momentalisht është i shtrirë në QKUK.

Ne do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.

30-vjeçari që e mbyti lisi në Prishtinë është nga kjo komunë

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!