Hovenier: Pavarësisht progresit, ka ende shumë për të bërë të drejtat e komunitetit LGBTQI+

Ka nisur edicioni i gjashtë Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.

Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier ka thënë se pavarësisht progresit të arritur, ka ende shumë punë për të bërë për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI+.

“Ne jemi mbledhur këtu që të shënojmë dhe kremtojmë fuqizimin e diversitetit në Kosovë, si dhe të njihet kontributi i personave nga komuniteti LGBTQI+ këtu në Kosovë si dhe në gjithë botën, dhe derisa ne shënojmë progresin e arritur në SHBA, Kosovë dhe vendet e tjera në botë, ne po ashtu mbetemi në dijeni se mbetet edhe shumë për të bërë për të avancuar dhe fuqizuar të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTQI+”, ka thënë ai.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa dallime.

 

 

Lajmet Hovenier: Pavarësisht progresit, ka ende shumë për të bërë të drejtat e komunitetit LGBTQI+ >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!