I vdekuri nga rrufeja në Rahovec është shtetas turk, i lënduari poashtu

Një shtetas turk ka ndërruar jetë pasi u godit nga rrufeja teksa punonte në një gurthyes afër fshatit Zatriq të Rahovecit.

I lënduari ndërkaq, që është i shtrirë në QKUK, poashtu është shtetas turk, përcjell Gazeta Nacionale.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja.

Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Mësohet gjendja e personit të lënduar nga rrufeja në Zatriq të Rahovecit

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!