Java e Paradës së Krenarisë nis sot nga objekti i Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje se sot do të fillojë ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë, Paradës së Krenarisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë të ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë event me moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.

“Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e  Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë”.

“Ceremonia do të mbahet më 06 Qershor 2022, në Ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës, Salla P 38, duke filluar nga ora 18:00-19:00. I gjithë aktiviteti organizohet nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CEL dhe CSGD”, thuhet në njoftim,transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Java e Paradës së Krenarisë nis sot nga objekti i Qeverisë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!