Përfundon protesta e veteranëve, kjo është gjendja para Kuvendit të Kosovës (FOTO)

Ka përfunduar protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës.
Veteranët kanë dalë të protestojnë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.
Kjo ishte paraparë të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Klankosova.tv.
Pas përfundoi seanca, u shpërndanë edhe protestuesit të cilët hynë në oborrin e Kuvendit.
Aty u përdor edhe gaz lotsjellës, por që ende nuk dihet sigurt se kush e gjuante.
Teksa, policia me anë të një komunikate ka mohuar se kanë gjuajtur gaz lotsjellës, derisa protestuesit u ankuan se vinte nga ndërtesa e Kuvendit.
Lajmet Përfundon protesta e veteranëve, kjo është gjendja para Kuvendit të Kosovës (FOTO) >> Rahoveci.info.