Shikoni se çka heqin gazetarja dhe kameramani i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve (VIDEO)

Gazetarët dhe kameramanët janë ndër ata që heqin më së shumti gjatë përcjelljes së protestave.

Ata përballen me sfida të llojeve të ndryshme.

E me sfida u përballen edhe ekipi i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve.

Gazetarja Qëndresa Tërshani dhe kameramani Agon Bejtullahu, u shtynë nga turmat e protestuesve dhe mezi depërtuan brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Veteranët kishin dalë të protestojnë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Ligji ishte paraparë të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Klankosova.tv.

Gjatë protestës u përdor edhe gazi lotsjellës, por nuk dihet se kush e kishte gjuajtur.

Bashkangjitur gjeni momentin kur ekipi i Klan Kosovës shtyhet nga turmat e protestuesve.

Lajmet Shikoni se çka heqin gazetarja dhe kameramani i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!