Shqipëria sot luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, synon fitoren ndaj Islandës

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luajë ndaj Islandës, në kuadër të grupit 2 në Ligën B.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvoellur”, me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët e para ndaj Islandës, derisa të njëjtin synim kanë edhe vendasit, që ta nisin këtë kampanjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Deri më tani këtë dy Kombëtare kanë zhvilluar shtatë ndeshje, derisa asnjëherë përballjet nuk kanë përfunduar me barazim.

Shqipëria ka tri fitore, teksa Islanda katër sosh. /Rahoveci info/

Lajmet Shqipëria sot luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, synon fitoren ndaj Islandës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!