Suhareka, sivjet, mund të njihet si vendi i kampionëve

Ballkani fitoi titullin në ligën kryesore të futbollit në Kosovë, Golden Ylli fitoi kupën në basketboll. Në këtë sport, fitoi vendin e parë edhe gjenerata U18.

Ndërsa në volejboll, në garat republikane të shkollave të mesme, vendin e parë e fitoi ekipi i Suharekës.

Këto suksese, Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj, në Sytë 7 në Rahoveci.info tha se kanë ndikuar edhe në shtimin e interesimit të investitorëve vendor e të huaj në sektorin e sporteve. Po ashtu, sipas tij, është rritur edhe turizmi vendor e i jashtëm, të cilët po shprehin interesim për t’i shikuar nga afër ngjarjet e tilla sportive.

I njëjti njoftoi se aktualisht kanë të ndarë një buxhet prej 200 mijë euro në sektorin e sportit, por vitin e ardhshëm pretendojnë ta rrisin këtë buxhet në 350 mijë euro.

Muharremaj, thotë se suksesi i ekipeve sportive, po arrihet edhe fal bizneseve që operojnë në Komunën e tyre.

Por, Muharremja, u sqarua se nuk kanë mjaftueshëm toka komunale, për të ndërtuar fusha e terrene të tjera sportive, andaj kërkoi ndihmën e nivelit qendror për këtë.

Muharremaj, në Sytë 7, tha se përmes këtyre aktiviteteve sportive, po u mundësohet rinisë që të mos merren me veprime devijuese, por të kenë fokus në gjëra që janë pozitive për shëndetin mendor e fizik.

Në Suharekë, janë aktive edhe klubet sportive në karate, tekëando, çiklizëm, shah e sporte tjera.

Lajmet Suhareka, sivjet, mund të njihet si vendi i kampionëve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!