Viktima e aksidentit në Qyshk të Pejës është një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Qyshk të komunës së Pejës rreth orës 21:25.
Policia ka dhënë detaje edhe se si ka ndodhur ky rast.
“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”.
Sipas njoftimit 23 vjeçari ka arritur në spitalin e Pejës pa shenja jete.
“I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim e policisë përcjell Klankosova.tv.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”.
Pak më herët Klankosova.tv ka raportuar lidhur me rastin.
Lajmet Viktima e aksidentit në Qyshk të Pejës është një 23 vjeçar >> Rahoveci.info.