Arrestohet rahovecasi pasi vodhi 100 litra alkool e një reflektor

Një person është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, pasi u kap duke vjedhur në një shtëpi në Rahovec.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 42-vjeçari i cili kishte hyrë në një shtëpi, ku kishte vjedhur rreth 100 litra alkool dhe një reflektor është R.SH.

Posa rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, R.SH. është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!