Bugajski: Rusia e sheh “Ballkanin e Hapur” si mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, ka reaguar pas lajmit për anulimin e vizitës së shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Beograd.
Bugajski përmes një postimi në Twitter, tha se Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.
“Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, ka shkuar Bugajski.
Sergei Lavrov ishte paraparë sot në arrijë në Serbi, por një gjë e tillë iu pamundësua pasi Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirat e tyre ajrore.
Lajmet Bugajski: Rusia e sheh “Ballkanin e Hapur” si mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës >> Rahoveci INFO.