Fillon hartimi i planit për sigurinë në shkollat e Prishtinës

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka nisur hartimi i planit të veprimit për sigurinë në shkollat e kryeqytetit.

Drejtoresha e DKA-së Besiana Musmurati tha se shpejt do të bëhet në plotni zbatimi i këtij plani që fëmijët të jenë më të sigurtë në shkolla.

“Shumë shpejt do të kemi një plan të veprimit që si Drejtori e Arsimit do ta zbatojmë në plotni, që fëmijët tanë me qenë ma të sigurtë në shkollë. Jemi zotu që kemi me punu bashkë, pa dallime, pa ankesa për të kaluarën, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të ardhmen” – tha Musmurati.

Musmurati theksoi se me këtë plan do të trajtohet siguria fizike, bullizmi, ngacmimet dhe mirëqenia e nxënësve në kushtet pas pandemisë.

“Jam e sigurt që hapat konkret që do të dalin nga plani do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies të nxënësve në shkolla. Ka me u trajtu siguria fizike, bullizmi, ngacmimet, dhe mirëqenia e nxënësve në kushtet pas pandemisë “- theksoi ajo.

Njoftimi i plotë:

Sot filluam hartimin e Planit të Veprimit për sigurinë në shkolla. U bëmë bashkë me drejtorë të shkollave, Policinë e Kosovës, OSBE-në, Departamentin e Psikologjisë dhe Departamentin e Edukimit në UP, Ministrinë e Arsimit, UNICEF, Këshillin Rinor, Këshillin e Prindërve, KEC, Save the Children dhe psikologë shkollor që të hartojmë një plan që ka për qëllim të rritë sigurinë në shkollat e Prishtinës.
Shumë shpejt do të kemi një plan të veprimit që si Drejtori e Arsimit do ta zbatojmë në plotni, që fëmijët tanë me qenë ma të sigurtë në shkollë. Jemi zotu që kemi me punu bashkë, pa dallime, pa ankesa për të kaluarën, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në të ardhmen.
Jam e sigurt që hapat konkret që do të dalin nga plani do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies të nxënësve në shkolla. Ka me u trajtu siguria fizike, bullizmi, ngacmimet, dhe mirëqenia e nxënësve në kushtet pas pandemisë.
Faleminderit OSBE-së për mbështetjen!

Lajmet Fillon hartimi i planit për sigurinë në shkollat e Prishtinës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!