Hajdari fluturon “ekonomikisht” drejt Lubjanës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është parë sot në aeroplan duke fluturuar nga Prishtina me biletë ekonomike.

Nga kabineti i saj, për Klankosova.tv, bëjnë të ditur se ministrja është nisur për në Slloveni, ku është e ftuar për të marr pjesë në samitin CEF FORUM 2022 dhe se shpenzimet e biletës së aeroplanit dhe akomodimin atje po ia mbulon shteti ftues.

Për më tepër, nga kabineti i ministres Hadari theksojnë se shefja e tyre në vazhdimësi për të gjitha fluturimet jashtë shtetit zgjedh biletë ekonomike, dhe se madje në një udhëtim paraprak që destinacion kishte Francën, ajo udhëtoi përmes Turqisë ku i ishte dashur të priste gjashtë orë në aeroport, dhe kjo vetëm për ta kursyer një biletë.

Ministrja Hajdari në Slloveni do qëndrojë sot e nesër, dhe në mbrëmje pritet të kthehet në Prishtinë.

 

Lajmet Hajdari fluturon “ekonomikisht” drejt Lubjanës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!