Kisha Ortodokse dhe e Serbisë janë të “një goje” për Kosovën (VIDEO)

Kisha Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë ka pezulluar kontaktet me autoritetet kosovare.

Sipas një njoftimi të shfaqur në rrjetin social Twitter, KOS thotë se ndaj saj ka “diskriminim etnik e fetar” dhe se kjo qasje është e dëmshme për gjithë qytetarët e Kosovës.

Për këtë vendim të Kishës Ortodokse Serbe, për Rahoveci INFO kanë folur Sali Shoshi nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq.

Në një paraqitje të mërkurën e 1 qershorit kryeministri Albin Kurti njoftoi se priftërinjtë ortodoks serb në Kosovë nuk po e pranojnë në takim e as nuk duan dialog me të.

“Ata janë takuar me gjithë kryeministrat paraprak por me mua jo “tha Kurti.

Mospajtimi kryesor mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve kosovare është një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e vitit 2016.

Me vendimin në fjalë 24 hektarë i takojnë Manastirit të Deçanit, por qeveria lokale dhe ajo qendrore hezitojnë ta zbatojnë vendimin duke thënë se tokat i takojnë dy ndërmarrjeve publike “Iliria” dhe “Apiko”.

Lajmet Kisha Ortodokse dhe e Serbisë janë të “një goje” për Kosovën (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!