Konjufca në takim virtual me Richardson, flasin për pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot takim virtual me Koordinatoren OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson.

Siç thuhet në një komunikatë për media, bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me interes për shtetin tonë, situatën politike në rajon dhe pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Kryetari Konjufca e njoftoi Richardson për punën e deritashme të Kuvendit dhe planet për të ardhmen në përmbushjen e agjendës legjislative.

Ai po ashtu vuri në pah mobilizimin e institucioneve shtetërore për përballimin e vështirësive ekonomike si reflektim i luftës në Ukrainë, thuhet tutje.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim e falënderoi kryetarin Konjufca dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. ​

 

Lajmet Konjufca në takim virtual me Richardson, flasin për pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!