Ndahet nga jeta Agim Dushi, ish-basketbollisti dhe biznesmeni i njohur

Sporti kosovar e ka marrë një lajm të zi. Kontribuuesi i madh i basketbollit kosovar, Agim Dushi ka ndërruar jetë.

I ndjeri njihet si një ish-basketbollist i shquar, i cili në vitet e 70-ta ishte lojtar i KB “Elektrokosova”, derisa më pas ishte gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave

Në vitin 1980 e fitoi thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra.

Pas luftës, ai kontribuoi në zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit, por edhe sportit në përgjithësi, si biznesmen i suksesshëm, duke përkrahur klube të ndryshme.

Sportistët, klubet, Federatat dhe Komiteti Olimpik e kanë konsideruar këtë si një humbje të madhe dhe ju kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit. /Rahoveci info/

 

Lajmet Ndahet nga jeta Agim Dushi, ish-basketbollisti dhe biznesmeni i njohur >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!