Nuhiu: Qeveria Kurti më e mbyllura ndaj komunitetit LGBTIQ+

Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Sociale, vlerëson që Qeveria Kurti është më e mbyllura sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTIQ+.

Nuhiu në një intervistë në Edicionin Special në Rahoveci.info, ka thënë që edhe në hapjen zyrtare të Javës së Krenarisë, krerët e shtetit thanë fjalë të mira sipas tij, vetëm për të dalë korrekt politikisht.

“S’po them që qeveritë e tjera kanë qenë më të mira, por kjo është e mbyllur kundrejt këtyre çështjeve. Mesazhi s’ka qenë i keq, por janë forma që me dalë politikisht korrekt dhe thonë fjalë të mira. Për mua nuk kanë rëndësi mesazhet, por veprimet. Është një prej situatave ku një qeveri e tërë është e mbyllur karshi çështjeve të LGBTI+”.

“Viti i fundit duhet mu karakterizu me regres të theksuar sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtave të personave LGBTI+ në Kosovë. Tu e pasë parasysh  që kemi pasë sfida gjatë kohës kur është mbajtur seanca plenare rreth Kodit Civil, ku për herë të parë në hishtorinë e legjislaturave të Kosovës që deputetët e folën një gjuhë ofenduese, të urrejtjes dhe të gërditshme dhe mendoj që ky ka qenë një shqetësim i madh i cili na kthen shumë hapa prapa”.

 

Lajmet Nuhiu: Qeveria Kurti më e mbyllura ndaj komunitetit LGBTIQ+ >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!