Rahoveci24: Stone Castle do të përfitojë 1 mijë euro për hektar nga Subvencionet e Qeverisë

Veraria më e madhe, Stone Castle, sërish do të përfitojë nga 1 mijë euro për hektar, ndryshe nga sa ishte caktuar vitin e kaluar nga Ministria e Bujqësisë, ku u bë kategorizimi i subvencioneve dhe kjo verari mori vetëm 400 euro për hektar.

Ky lajm u mirëprit asokohe duke treguar vlerësim për bujqit lokal rahovecian, e në shenjë revolte Stone Castle refuzoi rrushin e po këtyre Vreshtarëve.

Megjithatë, në Udhëzimin e ri Administrativ, Ministria e Bujqësisë ka përcaktuar se të gjithë kultivuesit e rrushit do të kompensohen me nga 1 mijë euro për hektar – pa dallim, mësojnë burimet e Rahoveci24.

Stone Castle kështu rikthehet te 1 mijë euro për hektar, për dallim nga kategorizimi i vitit të kaluar, e mbetet të shihet nëse kjo vërari këtë vit do të gjejë arsye për të mos-pranuar rrushin e Vreshtarëve.

Kujtojmë se Stone Castle vetëm Vreshta në pronësi të vet ka rreth 200 hektarë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!