Zekirija Ramadani është trajner i Gjilanit

Zekirija Ramadani është angazhuar në postin e trajnerit të Gjilanit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje dy vjeçare, me opsionin për vazhdimin e kontratës.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dyvjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit”.

“Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme”.

“Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare”.

“SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do t’ju informojë edhe për më të rejat në kampin kuq e bardh”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit.

Trajneri që e ktheu Prishtinën te titulli pas tetë vitesh, nuk e nisi mirë sezonin 2021/2022, ashtu që bardhekaltrit i ndanë rrugët me të. Ai ishte trajner i Egnatias në Shqipëri në pjesën e dytë të sezonit./Rahoveci info/

Lajmet Zekirija Ramadani është trajner i Gjilanit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!