Arrestohet një person pasi me aparat për shuarjen e zjarrit shkaktoi dëme në një kolegj

Një person është arrestuar dje nga policia në Koretishtë të Novobërdës për shkak se kishte hyrë në objektin e një kolegji dhe me një aparat për fikjen e zjarrit kishte shkaktuar dëme materiale duke thyer xhamat e dritareve, karrige, dyer dhe gjithçka qa ka hasur para vetes.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari duke shkaktuar dëme është zënë në flagrancë nga njësiti policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar dhe si pasoj një zyrtar policor ka pësuar lëndime.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton KlanKosova.tv.
Lajmet Arrestohet një person pasi me aparat për shuarjen e zjarrit shkaktoi dëme në një kolegj >> Rahoveci.info.