Kosova falënderon NATO-n (VIDEO)

Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shoqata “Miqtë e NATO-s” organizoi, të mërkurën, aktivitetin “Kosova e falënderon NATO-n”.

Në këtë event, që u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, morën pjesë mysafirë dhe të ftuar nga kjo shoqatë, përfshirë zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Luca Piperni.

Në fillim u shfaq edhe një video dokumentar me pamjet nga viti 1999 të masakrave që pati kryer Serbia e më pas edhe të intervenimit të NATO-s, derisa u mbajt edhe një minutë heshtje.

Lajmet Kosova falënderon NATO-n (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!