Kovaçevski: Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet Ballkani i Hapur.
Kështu deklaroi në konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, njofton Klankosova.tv.
“Falënderim të madh për të gjithë pjesëmarrësit, idetë dhe diskutimet e dhëna gjatë këtij samiti. Kemi mesazhe të qarta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe mbështetja e tyre është e drejtpërdrejt”.
“Ballkani i Hapur” ka rezultate konkrete dhe shtetet e rajonit duhet të jenë pjesë e kësaj nisme. Do të ketë përfitime për qytetarët dhe lehtësira për transportet”.
“Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur” tha Kovaçevski.
Lajmet Kovaçevski: Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur >> Rahoveci INFO.