Kusari-Lila: S’ka shans që ta përkrahim tërheqjen nga Trusti

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka asnjë shans që ta përkrahin ndonjë tërheqje të mjeteve nga Trusti.

Kusari – Lila, në Rubikon në Rahoveci.info tha se ato para janë të dedikuara që të ruhet si instrument që siguron mirëqenien e të gjithë atyre që arrijnë moshën 65-vjeçare

“Në rrethanat aktuale, tërheqja është vlerësuar se nuk i ndihmon kategoritë në nevojë për arsye se nënkuptohet që ata që janë keq ekonomikisht  nuk u bën zgjidhje”, është shprehur Kusari-Lila, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se partitë opozitare janë pro tërheqjes së një shume nga Trusti, në mënyrë që sipas tyre, qytetarët ta kenë më të lehtë ta përballojnë krizën e shfaqur pas luftës në Ukrainë

Lajmet Kusari-Lila: S’ka shans që ta përkrahim tërheqjen nga Trusti >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!