Lëndohet Zhegrova, në dyshim për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në sezonin e sivjetmë të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Trajneri Alain Giresse, bëri të ditur gjatë konferencës për media se ekipi po përballet me mungesa e megjithatë ai tha se do të përpiqen të bëjnë paraqitje të mirë.

E pas stërvitjes së sotme “Dardanëve” iu shtua edhe një telashe.

Gjatë stërvitjeve u lëndua edhe futbollisti Edon Zhegrova.

Ai do të jetë në dyshim për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut.

Njoftimi u bë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Skuadra e Alain Giresse gjatë dy ndeshjeve të kaluara e ka një fitore dhe një humbje.

Me Qipron si mysafire ka arritur të fitojë me rezultat 0:2, ndërsa në Prishtinë humbi kundër Greqisë me rezultat 0:1.

Lajmet Lëndohet Zhegrova, në dyshim për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!