Mehani i VV-së: Me ardhjen e PDK-së, në Skënderaj u rikthye monizmi, udhëheq Lushtaku e jo Nura

Në Skënderaj është rikthyer sistemi monist, kështu pretendon Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh asamblist në Skenderaj, Hysni Mehani.

I njëjti në Sytë 7 në Rahoveci.info, tha se nga ardhja e PDK në pushtet në Skënderaj, tash e rreth 7 muajsh, ky subjekt ka filluar largimin e shumë punëtorëve e udhëheqësve të institucioneve komunale, për t’i vendosur njerëzit e vet. Mehani bëri me dije se zyrtarët komunal kanë kërkuar edhe largimin e Drejtorit të Policisë në Skenderaj, por kjo nuk u miratua nga niveli qendror.

Asamblisti i Vetëvendosjes, tha se në Komunë me shumë udhëheq nënkryetari, që është Sami Lushtaku, sesa Kryetari Fadil Nura.

Madje, sipas tij, pas ardhjes së PDK as mbledhjet e asamblesë nuk po transmetohen në faqen zyrtare.

Lajmet Mehani i VV-së: Me ardhjen e PDK-së, në Skënderaj u rikthye monizmi, udhëheq Lushtaku e jo Nura >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!