Ministri i Shëndetësisë: S’dihet sa është borxhi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar masa në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të fondeve për trajtim jashtë vendit.

Ai në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi ka theksuar se do të ketë edhe ndryshime serioze të bordit të Fondit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Ndërsa ka shtuar se nuk dihet se sa është borxhi i akumuluar i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Për më tepër ai tha se askush nuk e di sa është borxhi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Unë e kam përshtypjen se askush nuk po e di sa kemi borxh. Herë më thuhet se i kemi borxh 25 milionë, herë 28, herë 13. Ndërsa, numrat tonë të Ministrisë së Shëndetësisë janë mes 10 dhe 12. Unë i kam parë këto dokumente edhe ato janë në proces të referimit te Ministria e Financave që ne duhet t’i paguajmë”, tha Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka potencuar se janë mbi 72 për qind të barnave, ndërkaq mbi 90 për qind material shpenzues. Por, kjo sipas deputetit Shemsedin Dreshaj nuk është realitet.

“Besomëni ministër, letra duron gjithçka, por ajo nuk është realitet. Këtë mund ta verifikoni kur të doni, as për barna e as për material shpenzues. Të mos flas për barna specifike”, ka deklaruar ai.

Gjatë raportimit, ministri Latifi ka theksuar se janë formuar grupet punuese për ndryshimet e 18 udhëzimeve administrative dhe gjashtë ligjeve, ndërkaq u zotua se janë duke punuar në mirëqenien punëtorëve shëndetësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës.

 

 

Lajmet Ministri i Shëndetësisë: S’dihet sa është borxhi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!