Ndalohet për 48 orë drejtori i firmës ku humbi jetën i riu pasi e zuri zhavorri në Kramovik të Rahovecit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 18:15 në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, ku i riu 27-vjeçar, Jetmir Krasniqi, ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dje është paraqitur për intervistim në stacion policor drejtori i firmës së seperacionit ‘Condor’.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Jetmir Krasniqi ndërroi jetë pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!