Në samitin e Ohrit u komentua mospjesëmarrja e Kosovës në “Open Ballkan” (VIDEO)

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet samiti i  “Ballkanit të Hapur” i cili mbahet sot dhe nesër.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Rahoveci.info dha detaje gazetarja nga Klan Maqedonia, Xhumadije Ibrahimi e cila bëri të ditur se momentalisht liderët e Ballkanit Perëndimor kanë dalur për një shëtitje në Ohër.

“Ishte paraparë që sot, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski të shtrojë një darkë solemne për liderët që ishin pjesëmarrës, duke marrë parasysh se në këtë mbrëmje ishte i ftuar edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Darka filloi në ora 18:30 këtu në Ohër dhe më pas në këto momente liderët e Ballkanit Perëndimor kanë dalur për një shëtitje në Ohër”, u shpreh ajo.

Ibrahimi bëri të ditur se sot ishte komentuar edhe mospjesëmarrja e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Kishte komente edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë iniciativë, ku Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje për media njoftoi se edhe Kosova është e hapur që t’i bashkangjitet kësaj iniciative, sepse siç theksoi ai edhe më herët është bërë një thirrje e tillë, mirëpo vendimi i Kosovës është që të mos marrë pjesë, megjithatë ai sërish theksoi se pjesëmarrja e Kosovës është e mirëpritur”, tha ajo.

Gazetarja tutje tregoi se po fliet se edhe Mali i Zi do të jetë pjesë e kësaj iniciative.

“Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviqi ishte vetëm si mysafir i kësaj nisme, me thirrje të Kovaqevskit, edhe pse thuhet që edhe Mali i Zi do të jetë pjesë e kësaj iniciative, por Abazoviq njoftoi se e pëkrahë një gjë të tillë, ka mendim pozitiv për Open Balkanin dhe do të përkrahë gjithçka që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve,  të mallrave dhe zhvillimin e tregëtisë dhe ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo nuk do të përkrahë asnjë iniciativë  që do të dëmtonte inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian”, tha Ibrahimi.

Lajmet Në samitin e Ohrit u komentua mospjesëmarrja e Kosovës në “Open Ballkan” (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!