Pensionohet profesori Xhelal Llonçari, Fakulteti i Arkitekturës falënderon për kontributin në urbanizëm

Pas një karriere në Fakultetin e Arkitekturës që filloi në vitin 1978, profesori Xhelal Lloncari doli në pension që nga qershori i vitit 2021.

LLONÇARI Xhelal (1956-). Arkitekt, urbanist, hulumtues, mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës. Lindi në Pejë ku mbaroi shkollimin fillor dhe të mesëm.

Studimet universitare për arkitekturë (1978) i kreu në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 1978 është punësuar në ish Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku”(1990) dhe që nga viti 1979 është angazhuar në mësimdhënie në FNA/UP dhe gjithashtu merret aktivisht me praktikën profesionale si arkitekt dhe urbanist.

Veprimtaria e tij në “Ramiz Sadik” shquhet me udhëheqjen e ndërtimit të “Pallatit të Rinisë dhe sporteve” kurse në aktivitete hulumtuese trajton fenomenet sociourbane dhe socio-arkitektonike të aktualitetit vendor.

Autor i një sërë artikujsh në të përditëshmet tona dhe revista mbi arkitekturën.

Në vitin 2004 boton librin me titull ”Arkitektura dhe urbanizmi sinergjik”.

Nga viti 2006 deri 2009 është prodekan për seksionin e Arkitekturës në FNA. Bartës i procesit të akreditimit dhe hartues i kurikulës së studimeve të arkitekturës.

Ish anëtar i Këshillit Kombëtar për Planifikim Hapësinor.

Aktualisht jeton në Prishtinë dhe ligjëron në Departamentin e Arkitekturës, Fakultetin e Arkitekturës.

“Urime profesor, të paçim me jetë të gjatë, e me shëndet të mirë!”, është urimi i Fakultetit të Arkitekturës për profesorin Xhelal Llonçari./Rahoveci.INFO&ndertimi.info/

Lajmet Pensionohet profesori Xhelal Llonçari, Fakulteti i Arkitekturës falënderon për kontributin në urbanizëm >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!