Për 23 vjetorin e çlirimit, Kosova falënderon NATO-n

Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shoqata “Miqtë e NATO-s” po mban aktivitetin “Kosova e falënderon NATO-n”.
Ky organizim po zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë dhe po marrin pjesë mysafirë e të ftuar nga kjo shoqatë perfshirë zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë Luca Piperni.
Në fillim u shfaq edhe një video dokumentar me pamjet nga viti 1999, të masakrave që pati kryer Serbia e më pas edhe të intervenimit të NATO-s.
Lajmet Për 23 vjetorin e çlirimit, Kosova falënderon NATO-n >> Rahoveci.info.