Strategjia dhe metodologjia e re e BE-së për anëtarësim le të vlej për shtetet e reja e jo për shtetet në pritje

Strategjia dhe metodologjia e re e BE-së për anëtarësim le të vlej për shtetet e reja e jo për shtetet në pritje
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

Bashkimi Evropian mos të logjikoj dhe mos te veproj me mentalitet Ballkanik gjatë zbatimit të aktivitetit të zgjerimit me shtete të reja kandidate për anëtarësim në gjirin e saj, por le ta mundësoj anëtarësimin e realët dhe të vërtetë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj. Më konkretisht ky subjekt deri tani serioz i besueshëm dhe stabil ndërkombëtarë le tu jep datë për fillimin e bisedimeve për antarsim Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqiperise në klubin e shteteve që janë pjesë përbërëse të saj.

Duhet të theksohet se deri tani Bashkimi Evropian ka ruajtur njëfarë serioziteti dhe konsistence në zbatimin e qëndrimeve, ideve, koncepteve dhe kritereve të veprimit dhe funksionimit të saj, kjo është tregues se deri tani BE-ja nuk i ka ndryshuar shpesh këto elemente identifikuese të veprimeve dhe sjelljeve të saja por edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit të shteteve në të.

Të paktën ajo këto gjëra deri tani nuk e ka bërë në baza të politikës ditore por te e njëjta do të përsëris ka mbizotëruar serioziteti, stabiliteti dhe afat gjatësia në zbatimin e rregullave të veprimeve të saja konkrete në praktikë. Një subjekt serioz ndërkombëtar në fakt në aspekt afatgjatë i ruan stabilitetin dhe konsistencën në zbatimin e qëndrimeve rregullave dhe kritereve që i ka miratuar për ti zbatuar dhe qe i zbaton.

Në fakt këto gjëra i kanë bindur njerëzit e shteteve si RMV dhe RSH që janë jashtë BE-së që në fillim të shprehin dëshira dhe ambicie që të kandidojnë për tu bërë shtete anëtare të BE-së dhe pas një kohe të gjatë pritjeje të konsiderueshme këto shtete tanimë një kohë të gjatë shpresojnë në marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra zyrtarët e BE-së si rezultat i konsistencës dhe seriozitetit të organizatës që e udhëheqin dhe që e përfaqësojnë të mos i privojnë qytetarët e këtyre dy shteteve nga dëshirat dhe ambiciet që shtetet e tyre të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Pasi që shumica e këtyre qytetareve kane pasur besim, bindje dhe pritshmëri një kohe të gjatë te BE-ja prandaj pa hamendje këta duan që shtetet e tyre të bëhen pjesë përbërëse e saj.

Tani autoritetet zyrtare të disa shteteve të Bashkimit Evropian ofrojnë alternativa, strategji dhe metodologji të të reja që do të jenë zëvendësim për mundësinë e anëtarësimit te plotë dhe të drejtpërdrejtë të shteteve kandidate për anëtarësim në kuadër të BE-së.

Mendoj se rregullat, strategjia dhe zgjidhjet e reja që po propozohen nga bash partiaku im Presidenti i Francës Z. Emanuel Makron për afrimin e shteteve të reja me Bashkimin Evropian duhet të vlejnë për shtetet e ardhshme kandidate për anëtarësim në BE e jo për shtetet që tanimë një kohë bukur të gjatë ndodhen para dyerve të BE-se dhe presin dritë të gjelbër për ti filluar bisedimet për tu bërë shtete anëtare të BE-së.

Sipas metodologjisë dhe strategjisë së re për anëtarësim në BE që do të propozohet deri te institucionet evropiane për miratim në bazë të tyre do të parashihet që shtetet e reja kandidate që duan të anëtarësohen në gjirin e BE-së të njëjtat këtë nuk do të mund ta bëjnë apo ato nuk do të mund të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota e të barabarta me shtetet ekzistuese të Bashkimit Evropian por të njëjtat do të duhet të bëhen pjesë e një grupimi të ri apo dhe të një organizimi të ri në kuadër të BE-së.

Shkurt thënë këto nuk do të mund të fillojnë bisedime për anëtarësim të plotë në BE por do të duhet të jenë pjesë e një vëzhgimi dhe analize të gjatë dhe të rreptë nga institucionet kompetente të BE-së derisa të njëjtat të mund të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota dhe te barabarta në kuadër të infrastrukturës evropiane. Apo dhe më saktë thënë këto shtete në vend se të bëhen shtete anëtare të Bashkimit Evropian në fazat e hershme do të bëhen qiraxhi apo dhe do të trajtohen më shumë si vizitorë në BE.

Me idenë e re për krijimin e Bashkësisë se re gjeopolitike Evropiane shtetet kandidate për anëtarësim një kohë të gjatë do të presin në paradhomën e BE-së derisa pas një procesi të gjatë provash, analizash dhe vëzhgimesh shtetet anëtare të BE-së japin pëlqimin e tyre se një shtet apo edhe dy shtete siç është tanimë rasti me RMV-në dhe RSH-në përfundimisht mund të bëhen subjekte anëtare me të drejta të barabarta dhe te plota në  kuadër të Bashkimit Evropian.

Lajmet Strategjia dhe metodologjia e re e BE-së për anëtarësim le të vlej për shtetet e reja e jo për shtetet në pritje >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!