Trajneri i Irlandës Veriore: Ndaj Kosovës do të luajmë për fitore

Trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, e ka cilësuar Kosovën si një kombëtare me përbërje shumë cilësore dhe me futbollistë kualitativë në prag të sfidës së nesërme në “Fadil Vokrri”.

Ai në një konferencë për media ka thënë se është i impresionuar me nivelin e shumë lojtarëve kosovarë derisa ka përmendur Zhegrovën, Rashicën e Muriqin si më të rrezikshmit.

“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Baraclough gjithashtu ka thënë se nuk sheh ndonjë skuadër të vetme pretendente për ta fituar grupin dhe shtoi se nesër ndaj Kosovës do të luajnë për fitore./Rahoveci info/

Lajmet Trajneri i Irlandës Veriore: Ndaj Kosovës do të luajmë për fitore >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!