Berisha e quan “Ballkanin e Hapur” projekt serbo-rus, një vit pasi thoshte se është projekt i Trump (VIDEO

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është kundërshtuesi më i madh në Shqipëri i projektit “Open Ballkan”, pasi sipas tij, ky është projekt serbo-rus, destabilizues për rajonin dhe për qëllim ka vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Sipas tij, këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili pas anulimit të vizitës së tij në Beograd për shkak të bllokomit të hapësirës ajrore deklaroi se ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”, shkroi Berisha, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se me këtë deklaratë, Lavrov konfirmon se “Open Ballkan” është një projekt ruso-serb, anti-NATO dhe anti-BE.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim se Ballkani i Hapur është një projekt ruso-serb, anti NATO dhe anti BE. Por, dua të rikujtoj se mbështetësi më i fuqishëm i Ballkanit të Hapur është George Soros. Trashëgimtari i tij Aleks Soros ka përfaqësuar të atin në çdo samit duke filluar nga samiti i themelimit të tij në Novi Sad e në vazhdim deri sot në Ohër. Në këtë nismë gjeostrategjike anti BE dhe anti NATO, Lavrov dhe Soros janë së bashku dhe kanë qëndrime identike”, ka thënë Berisha, përcjell Klankosova.tv.

Por, është vet Berisha i cili  në vitin të kaluar në një intervistë dhënë për” Rubikon në Rahoveci.info ishte shprehur pro Mini-Shengenit Ballkanik, pasi sipas tij, në doktrinën e ish-presidentit të ShBA-së Donald Trump, stabilizimi ekonomik ka ndikim të fuqishëm në stabilizimin politik.

“Natyrisht, ideja e Mini-Shengenit është ide e pamohueshme dhe atraktive sepse nuk mund të flasësh për normalizim ekonomik në një kohë kur nxjerr një seri barrierash për këtë stabilizim”, ishte shprehur Berisha në Rubikon në Rahoveci.info.

Kujtojmë se së fundi si vëzhgues të nismës “Open Ballkan” janë bërë pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina, ndërsa nga gjashtë vendet ballkanike është veç Kosova kundër.

Lajmet Berisha e quan “Ballkanin e Hapur” projekt serbo-rus, një vit pasi thoshte se është projekt i Trump (VIDEO >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!