Biznesmeni Howard Buffet ia dhuron Zelenskyt distinktivin e policisë amerikane (VIDEO)

Biznesmeni dhe filantropi amerikan, Howard Buffett, ka takuar në Kiev presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelenskyn, të cilit ia dhuroi distinktivin e policisë amerikane.

Buffett, djali i investitorit miliarder, Warren Buffett, u betua si sherif i përkohshëm i Macon County në Illinois të ShBA-së, më 2017.

Duke i paraqitur Zelenskyt distinktivin e tij të vjetër të sherifit, Buffett e quajti Zelenskyn liderin kryesor në Ukrainë.

“Pra, ju jeni lideri kryesor këtu në Ukrainë, ndaj po ju jap simbolin tim të vjetër të sherifit nga koha kur isha sherif. Kjo është për ju. Pra, askush nuk mund të vërë në dyshim, ju jeni numri një, ju jeni gjithmonë numri një”, i tha Buffet Zelenskyt.

Zelenskyy falënderoi Buffett për mbështetjen humanitare dhe e ftoi atë të bashkohej me projektet për rivendosjen e sistemeve të ujitjes në rajonin e Odesa, si dhe mbështetjen e personave të zhvendosur brenda vendit.

Lajmet Biznesmeni Howard Buffet ia dhuron Zelenskyt distinktivin e policisë amerikane (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!