Edhe një aksion i policisë në veri, serbit në Jarinje i kapen 4 mijë fishekë

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje ka konfiskuar 4 mijë fishekë nga një shtetas serb, që më pas është dërguar në mbajtje.

I pari i MPB-së tha se serbi qe punëtor i integruar nga strukturat paralele ne Ministrinë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

“Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Edhe një aksion i policisë në veri, serbit në Jarinje i kapen 4 mijë fishekë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!