Kosova- Irlanda e Veriut, publikohet formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri” Kosova do ta luajë ndeshjen e tretë në kuadër të Nations League.
“Dardanët” do t% përballen me Irlandën e Veriut.
Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin ndeshjen.
Ekipi i udhëhequr nga Alain Giresse, do të ketë disa ndryshime në formacion shkaku i mungesave të lojtarëve.
Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet e kaluara e ka një fitore dhe një humbje.
Me Qipron ka arritur të fitojë si mysafir me rezultat 0:2, ndërkaq është mposhtur në shtëpi nga Greqia me rezultat minimal 0:1.
Lajmet Kosova- Irlanda e Veriut, publikohet formacionet zyrtare >> Rahoveci.info.