Krasniqi nga Prizreni kritikon Kurtin dhe ministrat që s’e kanë vizituar këtë qytet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Prizren ku së bashku me kryetarin Shaqir Totaj kanë vizituar realizimin e projekteve që kanë nisur të zhvillohen atje.

Krasniqi lavdëroi qeverisjen e PDK-së në këtë komunë, derisa tha se puna e parë që është bërë ka qenë përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

Në ndëkrohë e kritikoi Qeverinë Kurti për bllokimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, gjë që tha se po i pengon komunat në implementimin e shumë projekteve kapitale.

“Por, gjithsesi kur ka vullnet, kur ka profesionalizëm, kur ka përkushtim e besim të ndërsjellë me qytetarët, punët realizohen dhe Prizreni është një nga këta shembuj të mirë, është një model i qeverisjes ndryshe, i qeverisjes me qytetarin dhe për qytetarin dhe është model i qeverisjes që PDK do ta mbështesë e do ta replikojë, jo vetëm në nivelin komunal, por edhe në nivelin qendror në të ardhmen”.

Lideri i PDK-së deklaroi se është e pafalshme që asnjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës nuk e ka vizituar Prizrenin.

“Vetëm fakti që kanë kaluar tashmë 6 muaj prej kur Shaqir Totaj e ka marrë detyrën, e kryeministri i Kosovës, e besa as ministrat e ri nuk kanë dënju që të vijnë në kryeqytetin historik të shqiptarëve në Prizren për ta takuar kryetarin tregon çfarë bashkëpunimi ka. Ata jo vetëm që janë neglizhentë, janë bllokues dhe kjo para së gjithash po i dëmton interesat e qytetarëve”, ths Krasniqi.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky është vetëm fillimi i transformimit që do të bëhet në këtë qytet.

“Siç po shihet në Prizren po punohet, u jemi kthy punëve, ndërtimit, renovimit të rrugëve të qytetit, jo me mbulim të gropave, por me një shtrim të një shtrese të re të asfaltit. Punimet kanë filluar para 10 ditësh dhe kemi instaluar një risi në Kosovë, jo veç në Prizren, punimet po bëhen natën, sepse gjatë ditës ka shumë qarkullim të automjeteve”.

Lajmet Krasniqi nga Prizreni kritikon Kurtin dhe ministrat që s’e kanë vizituar këtë qytet >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!