Kurti pas darkës me Dendias: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po bëhen çdo ditë e më të afërta.

Ky deklarim i Kurtit vjen pas darkës së mbrëmshme me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.

Kujtojmë se Dendias dje është pritur nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.

Lajmet Kurti pas darkës me Dendias: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!